Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Don Polloshka shkëlqen, AS Prishtina eliminon New Basketin

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Don Polloshka shkëlqen, AS Prishtina eliminon New Basketin


28 December, 2020 @20:06

AS Prishtina e mposhti New Basketin pas vazhdimeve me rezultat 98-96, në kuadër të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë.

Në vazhdime për AS Prishtinën shkëlqeu Don Polloshka, i cili shënoi 12 pikë prej 15 që i shënoi komplet skuadra e tij dhe luajti rolin kryeson në fitore.

Polloshka në total luajti me 37 pikë, derisa shënoi 7 herë nga vija e treshit. Gjithashtu te skuadra e trajnerit Valentin Spaqi u dalluan edhe Dardan Sejdiu me 19 pikë dhe Alban Latifaj me 13 pikë.

Te New Basketi u veçua Bardhi Rexha me 41 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

Me këtë fitore AS Prishtina kalon tutje në Kupën e Kosovës, ndërsa New Basketi eliminohet.


 
Të gjitha lajmet nga