NDESHJA VENDOSET NË MINUTËN E FUNDIT
Dramë në Gjakovë, Ylli fiton në fund
29 November, 2015 @19:47
Dy minuta para fundit të ndeshjes, Ylli ka pasur 16 pikë epërsi ndaj Vëllaznimit në përballjen e xhiros së XI që zhvillohej sonte në “Shani Nushi”.
Mirëpo, basketbollistët e ekipit suharekas sikurse lëshuan gjithçka dhe këtë për pak sa e shfrytëzuan gjakovarët që ishin tepër kërkues për fitore, të cilën ua mohoi vetëm preciziteti në fund.
Genti Zeka shënoi dy treshe në minutën e fundit, derisa Kreshnik Avdija shënoi 2 pikë nga gjuajtjet e lira e Muhamet Kollqaku realizoi një dyshe tjetër për të shtyer Yllin në Time-Out.
50 sekonda pa përfunduar ndeshja Ylli kishte vetëm 5 pikë epërsi ndaj Vëllaznimit. Derisa Landon Atterberry shënoi një pikë nga 2 gjuajtjet e lira të Yllit, Zeka i Vëllaznimit qëlloi treshen e tretë të minutës së fundit për të ngushtuar epërsinë në vetëm minus 2 pikë 12 sekonda pa përfunduar ndeshja.
E në luftën e gjuajtjeve të lira për dhjetë sekondëshin e fundit të ndeshjes Atterberry i Yllit ishte i saktë (nga 2 herë nga 2 tentime), si edhe Zeka i Vëllaznimit (që shtoi 2 pikë tjera), çoi ndeshjen në përfundim 88-92 në të mirë të Yllit.
Ylli shënoi fitoren e katërt të stinorit, derisa Vëllaznimit i iku nga dora një rast shumë i mirë sonte.
Përndryshe, Atterberry ka qenë lojtari më efikas te Ylli me 25 pikë të shënuara, derisa Urim Zenelaj e Montral Scott kanë përfunduar ndeshjen me double-double. I pari ka shënuar 21 pikë e 13 kërcimë, derisa i dyti 14 pikë e 11 asistime në fitoren e ekipit.
Në anën tjetër te Vëllaznimi lojtarët më të dalluar sonte kanë qenë Blendi Matoshi me 28 pikë të shënuara si dhe Genti Zeka, të cilit vetëm një kërcim i mungoi për të regjistruar double-double prej 25 kërcimeve dhe 9 kërcimeve të regjistruara.
Statistikat ekipore
Vëllaznimi | Ylli | ||
Çereku i parë | 20 | 24 | |
Çereku i dytë | 17 | 18 | |
Çereku i tretë | 18 | 25 | |
Çereku i katërt | 33 | 25 | |
Kërcime | 29 | 41 | |
Asistime | 9 | 23 | |
Bllokada | 3 | 11 | |
Topa të vjedhur | 5 | 9 | |
Topa të humbur | 10 | 7 | |
Tentime për tre pikë | 11/30 (36%) | 5/22 (22%) | |
Tentime nga loja | 30/74 (40%) | 35/70 (50%) | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 17/26 (65%) | 17/25 (68%) |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Blendi Matoshi | 28 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
2 | Gent Zeka | 25 pikë | 9 kërcime | - |
3 | Arian Qallaku | 12 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Sami Hajzeri | 7 pikë | - | - |
5 | Kreshnik Avdijaj | 7 pikë | - | - |
6 | Michel Lewis | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Driton Rraci | 3 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
8 | Mehmet Kollqaku | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Landon Atterberry | 25 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
2 | Urim Zenelaj | 21 pikë | 13 kërcime | 7 bllokada |
3 | Montrael Scott | 14 pikë | 11 asistime | 8 kërcime |
4 | Egzon Kuqi | 9 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Salajdin Hysenaj | 8 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Kreshnik Juniku | 6 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Erris Nushi | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
8 | Altin Morina | 4 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |