Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: TREPCA - YLLI

Dramë në “Minatori”, fitore në sekondën e fundit

Dramë në “Minatori”, fitore në sekondën e fundit


4 November, 2020 @20:42

Vetëm 50 sekonda para fundit të ndeshjes ishte shumë afër të ndodhte kthesa e madhe në rezultat.

Ylli kishte shkrirë tërë epërsinë e Trepçës dhe kishte barazuar rezultatin në 69-69 pas serisë 7-20 në çerekun e fundit.

Cody John gjuan dy herë nga vija e gjuajtjeve të lira dhe shënon vetëm një për 69-70 në të mirë të mysafirëve.

Daniel Regis në sulmin e radhës dështon të ngris epërsinë për Yllin, kur kishin mbetur edhe 18 sekonda lojë deri në fund të ndeshjes.

Në anën tjetër Burim Zekiqi shënon për 71-70 në të mirë të Trepçës 2 sekonda para fundit të ndeshjes dhe dështon të shënojë nga gjuajtja e lirë.

Krejt në fund Rilind Krasniqi i Yllit tenton nga largësia dhe nuk shënon.

TABELA AKTUALE

Përshkrimi i shkurtër i dramës së minutës së fundit të ndeshjes, ku Trepca merr fitoren e parë të stinorit me mjaft mund, kurse Ylli pëson për herë të parë këtë edicion.

Pas udhëheqjes në tre çerekë të parë të lojës duke ngritur epërsinë, djelmoshat e Neven Plantakut për pak sa çuan krejt lojën e tyre poshtë, por në fund Burim Zekiqi i shpëtoi për përfundimtaren 71-70 [21-14, 26-21, 15-14 dhe 9-21].

Mojeed Ewuosho me 20 pikë, 7 asistime e 8 kërcime ishte më efikasi te Trepça, ndërsa 15 pikë tjera shënoi Kalin Fisher. Burim Zekiqi që shpëtoi ekipin dha 12 pikë në këtë fitore, prej të cilave 2 pikët e fundit, të arta.

Te Ylli, ku Cody John, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi luajtën pa pushim tërë ndeshjen më efikasi ka qenë John me 22 pikë, ndërsa dyshja e reprezentacionit të Kosovës ka shënuar nga 14 pikë e 5 asistime në këtë duel.

Fitorja, i jep shpresë Trepçës për të vazhduar fuqishëm stinorin, ndërsa Golden Eagle Ylli me këtë humbje, të parën këtë stinor tashmë ia lëshon kreun Pejës që po vazhdon e vetme pa humbje stinorin në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga