Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - BASHKIMI

Dramë në sekonda të fundit, Peja në gj’finale

Foto: KBPeja/fb/Korniza

Dramë në sekonda të fundit, Peja në gj’finale


30 April, 2022 @22:57

Darius Washington ka treguar përvojën e tij në basketboll, kur më së shumti iu desh Pejës. Amerikani 36-vjeçar, që praktikisht luan me njërën këmbë të lënduar dhe në pamundësi për të vrapuar shumë ka shënuar 28 pikë, pa gabime nga gjuajtjet e lira 7/7 dhe ka shënuar tre treshe për t’i dhënë verdhezinjëve gjysmëfinalen me dy ndeshje karshi Bashkimit.

Peja luante pa Dardan Berishën, i lënduar, e në përballjen e sontme edhe Calvin Godfrey shfaqi shenja lëndimi dhe nuk luajti më shumë se 17 minuta. Ndërsa Washington mori kontrollin e lojës dhe me 8 asistime e 6 kërcime shtesë në përballje, çoi Pejën përpara në PlayOff, për të bërë serinë 2-0 në të mirë të tyre.

Bashkimi në çerekun e fundit të ndeshjes hyri me 4 faula nga John Florveus dhe Alban Veseli, ndërsa këtë e shfrytëzuan maksimalisht pejanët, për të nisur çerekun vendimtar të ndeshjes me 0-8 dhe për të çuar suksesshëm lojën drejt fitores.

E Terrence Thompson, pranë rezultatit 75-77 kur kishin mbetur edhe 5 të dhjetat e sekondës për të mbaruar ndeshja u gjend para vijës së gjuajtjeve të lira dhe kishte mundësinë për të çuar ndeshjen në vazhdime. Ai nuk shënoi asnjërën nga tentimet e tij dhe këtu përfundoi stinori 2021/22 për Bashkimin!

Peja ka fituar dramën në Sezai Surroi me rezultat 75-77 për të siguruar gjysmëfinalen.

Ndeshja nisi me një seri të pejanëve prej 0-5, derisa nuk u vonua këndellja e Bashkimit dhe arriti ta ngushtoi rezultatin që përfundoi 10 minutëshi i parë në favor të Pejës me rezultat 15-18.

Bashkimi në çerekun e dytë luajti më mirë dhe kaloi në epërsi ku e mbylli pjesën e parë në epërsi 41-37.

Skuadra prizrenase e ruajti epërsinë edhe në çerekun e tretë 61-59, por çereku i fundit ishte një dramë e vertetë.

Peja në çerekun e fundit kaloi në epërsi përsëri, derisa deri në fund të ndeshjes rezultati ishte i ngushtë. Terrence Thompson e kishte rastin për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por nuk ishte i saktë në dy gjuajtje e lira në sekondat e fundit dhe kështu Peja e eliminoi kundërshtarin nga Play Offi.

Në mungesë të Dardan Berishës, shkëlqeu lojtari me përvojë Darius Washington. Ai luajti me 28 pikë, 8 asistime e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Courtney Fells e Stephen Maxwell me nga 13 pikë secili.

Te Bashkimi u veçuan Corey Ross me 22 pikë, Alban Veseli me 17 pikë, John Floreveus me 14 pikë dhe Julien Lewis me 11 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Peja e fitoi serinë çerekfinale me rezultat 2-0, derisa në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga