DUKAGJINI - DRENICA

Drenica fiton në Klinë, thellon krizën e Dukagjinit
15 September, 2022 @17:55
Fitore për Drenicën në udhëtim te Dukagjini!
Skuadra nga Skenderaj këtë takim e fitoi me rezultat 1-2 (Oto John (P) 49’ / Bintsouka Koxy 13’, Altin Vojvoda 39’), për t’u ngjitur kështu në kuotën e 8 pikëve pas 7 ndeshjeve të para të sezonit.
Gjithçka filloi mirë për Drenicën, me epërsinë që erdhi në minutën e 13’. Sulmuesi në formë, Bintsouka Koxy, shënoi për 0-1 pas asistimit nga Agim Zeka.
Epërsia e Drenicës u dyfishua në minutën e 39’, kur Arbios Thaqi e gjeti Altin Vojvodën dhe ky i fundit shënoi për 0-2.
Pastaj, pjesa e parë filloi mirë për vendasit, që e gjetën golin përmes Oto Johnit nga pika e bardhë. Por, kjo ishte e tëra çfarë Dukagjini arriti të bënte dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Drenicës, 1-2 pas 90 minutave lojë.
Për t’u përmendur nga ky takim është rikthimi nga lëndimi i Altin Merlakut të Dukagjinit, i cili sot u inkuadrua në pjesën e dytë dhe e pati një mundësi mjaft të mirë për barazimin e rezultatit, por gjuajtja e tij përfundoi në shtyllë.
Kjo humbje është e pesta për Dukagjinin këtë sezon, duke qenë njëkohësisht skuadra e vetme e Superligës që ende nuk di për fitore, kurse për Drenicën kjo ishte fitorja e dytë sezonale.