Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PAPRITUR TE KF DRENICA!

Drenica ndan rrugët me trajnerin Visoka dhe ndihmësit e tij

Foto: FCDrenica/ fb

Drenica ndan rrugët me trajnerin Visoka dhe ndihmësit e tij


8 October, 2024 @22:52

Përkundër se është ekipi i vetëm pa humbje në Ligë të Parë, në të dyja grupet, Drenica ka ndarë rrugët me kryetrajnerin e saj të deritashëm Megzon Visoka dhe ekipin ndihmës të tij të përbërë nga trajnerët Gjeraj, Luta, Morina e Geci.

Në njoftimin e Drenicës është thënë se me marrëveshje ka ardhur deri te ndarja e rrugëve me trajnerët në fjalë. Ndërsa në atë që ka shkruar Visoka në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur:

“Nga sot, unë dhe bashkëpunëtorët e mi (Geci, Gjeraj, Luta, Morina) nuk do të jemi më pjesë e klubit Drenica. Kryesia e klubit, pas analizave të performancës sportive dhe rrjedhës së deritanishme të kampionatit, ka arritur në një përfundim se klubi nuk është në rrugën e dëshiruar dhe ka kërkuar që të nderprsim bashkëpunimin, gjë për të cilën gjetëm gjuhë të përbashkët dhe e realizuam këtë ndarje.”

Drenica ka falenderuar ekipin e trajnerëve me: “Klubi falenderon Visoken dhe Gjerajn për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i falenderon për punën dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe, duke ju uruar shendet dhe suksese në karrierë.”

Ndërsa Visoka ka vazhduar: “Dua t’i falenderoj përzemërsisht tifozët Shqiponjat e Zeza, të cilët ishin gjithmonë me ne duke na përkrahur fuqishëm në çdo stadium. Nga zemra, faleminderit gjithashtu futbollistëve, nga i pari tek i fundit, për kulturën sportive, punën dhe angazhimin që kemi treguar nga dita e parë e deri më sot - punë e cila bëri që ne, në mesin e 30 skuadrave në të dy rangjet e futbollit kosovar, Drenica të jetë klubi i vetëm pa humbje. Për mua, ata - futbollistët - janë kampionë të vërtetë.
Unë dhe bashkëpunëtorët e mi, urojmë që klubi të vazhdojë rrugëtimin e tij të suksesshëm dhe të mbetet i pamposhtur deri në fund të kampionatit, duke arritur të inkuadrohet në elitën e futbollit, sepse qyteti i Skenderajt dhe Drenica meritojnë të jenë pjesë e Superligës.
Po largohemi me kokën lart dhe shumë krenarë për gjithçka që kemi bërë!”


 
Të gjitha lajmet nga