Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRENICA

Drenica shënon fitore jetike ndaj Dukagjinit

Drenica shënon fitore jetike ndaj Dukagjinit


20 February, 2022 @16:30

Në duelin e trajnerëve të parë të suspenduar të të dyja skuadrave, fitues dolën mysafirët. Drenica ka shënuar fitore jetike ndaj Dukagjinit në Klinë sot për të qëndruar larg zonës së rrezikshme, së paku edhe për dy-tre xhiro.

Futbollistët kuqezi kanë dominuar që nga fillimi ndeshjen, për të shënuar shpejt dhe për të “siguruar” fitoren brenda pjesë së parë të ndeshjes.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Dy asistimet e Genc Hamitit, kanë gjetur së pari Baton Zabërgjën (5) e më pas edhe Armend Abazin (43) për t’ia dhënë qetësinë drenicakëve, 0-2 pas 45-minutave të para të ndeshjes.

E në pjesë të dytë, vendasit kanë arritur të shënojnë vetëm golin e nderit, kur Donat Hasanaj ka shënuar 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, për përfundimtaren 1-2 [Donat Hasanaj 88 - Baton Zabërgja 5, Armend Abazi 43].

Derisa me fitoren e sotme Drenica ka lënë pas Prishtinën në tabelë, Dukagjini një rast shumë të mirë për të dalë nga zona e rënies e ka cuar poshtë!

 


 
Të gjitha lajmet nga