Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS 48 ORË!

Drita e shqetësuar! Shtyhet ndeshja pa sqarime

Drita e shqetësuar! Shtyhet ndeshja pa sqarime


28 October, 2022 @16:16

Skuadra e Dritës ka lëshuar pak më parë një komunikatë për shtyerje të ndeshjes të së dielës ndaj Llapit. Përballja e paraparë të zhvillohet në Zahir Pajaziti të Podujevës, ku Llapi pret Dritën sipas gjilanasve është shtyer.

Kjo pasi që ata kanë pranuar një e-mail nga Komisioni i Garave që njofton për shtyerje të ndeshjes, ndërsa për lojë kanë mbetur më pak se 48-orë! Drita ka shprehur shqetësimin për këtë, ndërsa KG-ja nuk i ka dhënë ndonjë arsye bën të ditur aktualisht lideri i kampionatit.

NJOFTIMI I PLOTË I DRITËS:

Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye - FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor. Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi - FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast. Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave. Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga