LIDERJA I AFROHET TITULLIT

Drita i afrohet titullit, Suhareka mbetet në zonën e rënies!
20 April, 2025 @18:01
Ukrainasi Denys Kostyshyn është treguar vendimtar sot, ndërsa Drita ka shënuar fitoren e dytë me radhë dhe të njëzetën kampionale të stinorit! Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani tashmë ka arritur në kuotën e 66 pikëve dhe i duhen maksimalisht edhe tre fitore (pa marrë parasysh rezultatet e Ballkanit) në gjashtë xhirot e fundit për tu shpallë kampione e Kosovës!
Kostyshyn shënoi, pasi që Besnik Krasniqi dështoi përsëri nga penalltia! Krasniqi nuk kishte shënuar as dy penalltitë brenda një ndeshjeje, kur Drita ishte mysafire e Malishevës! Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me barazim, ndërsa goli i ukrainasit në pjesë të dytë, vendosi fituesin: Suhareka - Drita 1-2 [Eneid Kodra 44’—Rron Broja 21’, Denys Kostyshyn 82’].
Derisa Drita tashmë mendon vetëm për titull, Suhareka në anën tjetër mbetet në pozitën e parafundit të tabelës (të nëntë) dhe i duhet të bëj çmos në xhirot e mbetura për të shpëtuar stinorin debutues në Superligë. Ekipi i Mirek Josës nuk arriti të reagojë assesi në pjesë të dytë, kurse pas penalltisë së fituar të mysafirëve, ranë nga loja dhe u mposhtën!
Drita lidere pas 30 ndeshjesh ka 20 fitore, duke pasur 66 pikë, 13 më shumë sesa Ballkani ndjekës, që nesër luan ndeshjen e kësaj xhiroje. Gjilanasve iu duhen edhe tre fitore maksimalisht, për të siguruar titullin kampiopn në gjashtë xhirot e fundit të mbetura!
Suhareka me 33 pikë nga 30 ndeshje, do të duhet të angazhohet seriozisht në xhirot e fundit për të mbijetuar. Në xhiron e radhës Suhareka është mysafire e Gjilanit. Drita shkon në Ferizaj.