Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - DRITA

Drita ndalet në Malishevë, rrezikon lëshimin e kreut

Drita ndalet në Malishevë, rrezikon lëshimin e kreut


18 March, 2023 @15:04

Barazim pa gola mes Malishevës dhe Dritës në “Liman Gegaj”.

Skuadrat në fjalë mbeten me porta të paprekura pas 90 minutave dhe rrjedhimisht ndeshja u mbyll 0-0.

Në pjesën e parë, rastin më të mirë e shpërdoroi Sobowale i Malishevës, i cili ndonëse e kaloi portierin Maloku, nuk shënoi pranë portës së zbrazur.

TABELA AKTUALE

Raste për shënim u shfaqën edhe në pjesën e dytë, mirëpo gol nuk pati dhe pikët u ndanë.

Ky rezultat bën që Drita ta rrezikojë lëshimin e kreut, i cili do t’i kalojë Ballkanit nëse ky i fundit fiton nesër në Ferizaj, ndërkohë që Malisheva për momentin është e shtata në renditje.

Ndeshjen e ardhshme në ligë Malisheva e luan si mysafire e Llapit, kurse Drita e pret Drenicën në Gjilan.


 
Të gjitha lajmet nga