SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS

Drita në Finlandë, Llapi në Mal të Zi, Gjilani në Letoni
14 June, 2022 @13:15
Posa ka përfunduar edhe shorti i rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës 2022/23, ndërsa ekipet e Kosovës kanë marrë këta kundërshtarë, sipas radhës.
Drita, nënkampione e Kosovës do të luajë ndaj finalndezëve të Inter Turkut, Llapi do të luajë ndaj Buducnostit të Podgoricës ndërsa Gjilani do të ndeshet me Liepajan letoneze.
Duelet e para janë paraparë të zhvillohen më 7 korrik, ndërsa ato të kthimit më 14 korrik.
Të gjitha ekipet shqiptare nga rajoni dhe kundërshtarët e tyre:
Laçi (ALB) - Iskra (MNE)
Buducnost (MNE) - Llapi (KOS)
Liepaja (LTV) - Gjilani (KOS)
Inter Turku (FIN) - Drita (KOS)
Saburtalo (GEO) - Partizani (ALB)
Shkëndija (MKD) - Ararat (ARM)