Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS KASTRIOTI PËSON PËR HERË TË PARË

Drita njofton me humbje AS Kastriotin

Ekipi i Dritës/ BOROZANI/ Edrin Shkuliqi/ Arkiv

Drita njofton me humbje AS Kastriotin


29 November, 2015 @22:12

Drita, ish skuadra e Superligës së Kosovës në basketboll, ka treguar forcën e saj në përballje ndaj AS Kastriotit nga Obiliqi sot duke e mposhtur në Gjilan. 

Ekipi gjilanas ka shënuar fitore me rezultat 95-81 ndaj AS Kastriotit, duke i njoftuar këta të fundit me humbje këtë stinor. AS Kastrioti deri më sot kishte regjistruar vetëm fitore në Ligë të Parë, ndërsa sonte iu ndërpre seria prej 6 fitoreve me radhë. 

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Pas kësaj përballjeje Drita ka kërcyer në pozitë të dytë të klasifikimit, derisa AS Kastrioti edhepse ka bilanc të njejtë me gjilanasit ka rënë në vend të tretë. 


 
Të gjitha lajmet nga