Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Dueli i gjysmëfinalistëve të kaluar, tash në çerekfinale

Dueli i gjysmëfinalistëve të kaluar, tash në çerekfinale


3 February, 2021 @9:02

Në kuadër të ditës së parë të “Final 8” të Kupës së Kosovës, që nis sot në Suharekë, organizatori KB Golden Eagle Ylli pret Bashkimin në “13 qershori”.

Suharekasit po kërkojnë trofeun e parë të tyre në basketbollin e pasluftës në Kosovës dhe misioni i tyre nis sot, pas përforcimeve të mëdha të bëra në janar, duke pasur parasysh që në skuadrës sollën dy reprezentuesit e Kosovës që kanë përvojë nga liga sllovene, Erjon Kastrati e Gëzim Morina.

Në anën tjetër Bashkimi do të luajë në kartën e befasisë, pasi që suharekasit vlerësohen si ekip më i fuqishëm dhe janë në krye të klasifikimit të Superligës.

Para fillimit të kësaj ndeshjeje do të organizohet edhe ceremonia zyrtar e hapjes së “Final 8” të Kupës.

Ndeshja Golden Eagle Ylli - Bashkimi fillon në ora 19:00 dhe fituesi i kësaj ndeshjeje takohet me fituesin e ndeshjes që luhet para kësaj, Rahoveci - Trepça.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Kujtojmë, në sezonin e kaluar të Kupës, Ylli kishte shkruar historinë duke e arritur finalen e Kupës të cilën e humbi nga Peja, derisa eliminoi Bashkimin në gjysmëfinale.


 
Të gjitha lajmet nga