DUKAGJINI - VËLLAZNIMI

Dukagjini fiton ndaj Vëllaznimit, vazhdon ndjekjen e kreut
14 March, 2021 @15:12
Edhe një fitore për Dukagjinin e Armend Dallkut në Ligën e Parë.
Sot kjo skuadër mposhti 2-1 Vëllaznimin nga Gjakova, për ta vazhduar luftën për rikthim në Superligë.
Golat e klinasve sot u shënuan nga Valmir Kutllovci e Leorant Marmullaku, kurse për Vëllaznimin golin e barazimit e shënoi Lekë Vula, para se Dukagjini ta gjente më pas golin e dytë dhe të fitores.
Me Dukagjinin që po synon rikthimin në Superligë, Vëllaznimi në anën tjetër ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të fundit në renditje.