Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - DON BOSKO

Dy vite rresht në Final Four

Dy vite rresht në Final Four


27 February, 2019 @21:27

Sikurse vitin e kalur edhe sivjet skuadra e Rahovecit arriti Final Fourin në Kupën e Kosovës.

Rahoveci duke e mposhtur Don Boskon me rezultat 87-71, u kualifikua në gjysmëfinale.

Don Bosko vetëm në çerekun e parë arriti t’i dalë ballë Rahovecit, më pas skuadra e trajnerit Bujar Loci e kontrolloi ndeshjen deri në fund.

Frederick Richardson ishte më i miri te Rahoveci, i cili luajti me double-double prej 25 pikëve e 13 kërcimeve. Me double-double luajti edhe kapiteni Rron Grapci 11 pikë e 11 kërcime, derisa performancë të mirë treguan edhe Deshon Minnis prej 15 pikëve e Arian Qallaku prej 12 pikëve të tjera.

Te skuadra e trajnerit Valentin Spaqi, më të dalluarit ishin Gent Shala 19 pikë e 12 kërcime dhe Dion Haxhosaj me 18 pikë e 16 kërcime, por nuk mjaftoi për një kualifikim historik.

SKEMA dhe ORARI

Rahoveci në Final Four do të përballet me fituesin nga dueli Bashkimi - Prizreni, që do të luhet nesër në ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga