CONSTANTINIDES - PAS NDESHJES
E merituar
21 April, 2016 @8:55
Trajneri i Sigal Prishtinës morri edhe Kupën e dytë me ekipin e tij këtë stinor. I lumtur pas ndeshjes dhe fitores në finale të BIBL, Antonis Constantinides, ka thënë se ekipi i tij e ka merituar këtë trofe.
“E kemi merituar këtë trofe. Në finale janë takuar dy ekipet më të mira të stinorit në BIBL. Ndërsa në përgjithësi mendoj se nga dy ndeshjet kemi qenë më të mirë sesa Mornari,” ka thënë fillimisht Constantinides, shkruan sot faqja zyrtare e BIBL.
“Ne kemi pasur probleme me rotacion gjatë ndeshjes, por kemi gjetur zgjidhje me energji dhe vetëbesim. I uroj lojtarët dhe ndjehem krenar me këtë lojë. Kemi qenë edhe mentalisht të përgatitur për epërsitë e Mornarit me 12-13 pikë. Jemi kthyer. Nuk është lehtë të mbijetosh në këtë situatë, por ne e arritëm këtë dhe jam i lumtur,” ka treguar ndër të tjera Constantinides.
Sigal Prishtina ka fituar tani më dy herë me radhë ligën ballkanike. Stinorin e kaluar kishin mposhtur Rilski Sportistin në finale, ndërsa kësaj radhe mposhtën Mornarin.