AFCON | FINAL | SENEGALI - EGJIPTI

E treta e vërteta! Senegali fiton Kupën e Afrikës
6 February, 2022 @22:54
Portieri i Egjiptit, Mohamed Gabal, ka bërë gjithçka që ekipi i tij të arrijë sa më shumë në finale. Ai mbrojti penalltinë e Sadio Mane në fillim të ndeshjes për të pasuar me edhe disa parada tepër të rëndësishme ashtu që loja të shkojë në vazhdime dhe e çoi atë deri te penalltitë.
Senegali përkundër dominimit, assesi nuk arriti ta kalojë Gabalin e jashtëzakonshëm, që u shpall edhe njeriu i ndeshjes në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
E në ekzekutim të penalltive, Gabal përsëri i dha shpresa Egjiptit pasi që mbrojti penalltinë e Bouna Sarrit, pas shtyllës së Mohamed Abdelmonemit. Por në penalltinë e katërt të egjiptasve, në skenë doli Edouard Mendy që mbrojti penalltinë e Mohanad Lasheenit dhe Sadio Mane me një projektil finalizoi gjithçka për 4-2 përfundimtare pas penalltive, për të mos lënë Mohamed Salahun të shutojë fare - duke ia sjellë trofeun e parë vendit të tij në histori të Kupë së Kombeve të Afrikës.
Të drejtuar nga Aliou Cisse dhe si ekip afrikan me renditjen më të lartë në FIFA, Senegali priste të arrinte historinë, por forma e jashtëzakonshme e Kamerunit vendas bënte gjithçka dramatike, derisa ata u takuan me Egjiptin e qetë të drejtuar nga Carlos Queiroz, që me Mohamed Salahun çonte secilën ndeshje në vazhdime e penallti, për të arritur në finale.
Senegali kështu, në finalen e tretë ka arritur të stoliset me medalje të artë dhe trofeun e Kupës së Kombeve, ndërsa Egjipti tashmë ka finalen e dytë të humbur brenda katër viteve të fundit, ndërsa rekord-fituesi afrikan është pa trofe që prej 2010.
The penalty save from Edouard Mendy that won the AFRON cup for Senegal. pic.twitter.com/jUASVmRmeF
— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) February 6, 2022
Mane x Salah
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 6, 2022
He might have won it for Senegal, but Sadio Mane made sure to console his Liverpool teammate after winning the Africa Cup of Nations pic.twitter.com/Usa94tVUIj