MALISHEVA - TREPÇA '89

E treta me radhë për Malishevën, hap i rëndësishëm për mbijetesë
3 May, 2023 @17:18
Fitorja e tretë me radhë në ligë për Malishevën e Bylbyl Sokolit!
Malisheva sot shënoi fitore minimale 1-0 (Bleart Tolaj 31’) ndaj Trepçës ‘89, për ta bërë kështu një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.
Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi vetëm një gol. Golshënues ishte Bleart Tolaj, që po kalon një formë mjaft të mirë momentalisht, në minutën e 31’, gol me të cilin Malisheva shkoi në pushim me epërsi minimale. Për Bleartin ky ishte goli i pestë në këtë sezon të Superligës.
Pjesën e dytë vendasit e menaxhuan mjaft mirë dhe arritën që ta mbyllin ndeshjen me 3 pikë të arkëtuara, që në fund mund të jenë vendimtare për shpëtim pa u rikthyer në Ligën e Parë.
Sa i përket mitrovicasve, ata mbesin më të rrezikuar se Malisheva në luftën për mbijetesë.
Xhiron që vjen, Malisheva i shkon Dukagjinit, kurse Trepça ‘89 e pret Drenicën.