VËLLAZNIMI 0-3 LIRIA

Pamje nga ndeshja e kaluar
E treta radhazi, Liria në formë mposhtë Vëllaznimin
19 November, 2021 @15:11
Me një lojë të mirë të treguar në Gjakovë, Liria ka mposhtur Vëllaznimin bindshëm, për t’iu hakmarr për humbjen e pësuar në Përparim Thaçi në pjesën e parë të sezonit.
Bardhezinjtë, të cilët janë në formë të mirë tash kanë arritur të shënojnë fitoren e tretë me radhë të stinorit me këtë ndeshje dhe me dy gola në pjesë të parë kanë siguruar fitoren.
Në fund, Vëllaznimi 0-3 Liria [Orges Xeka 20, Fitim Susuri 38, Liridon Fetahaj 65] për tu ngritur prizrenasit në pozitë të katërt për momentin, ndërsa gjakovarët që janë në krizë të madhe financiare ende po mbahen me pikët e fituara në fillim të stinorit.
Në xhiron e radhës Liria pret Rahovecin në shtëpi, ndërsa Vëllaznimi i shkon Besës.