ALBAN VESELI
E vështirë, por e ëmbël
8 December, 2016 @10:58
Heroi i ndeshjes ndërmjet Pejës dhe Sutjeskës, Alban Veseli, në prononcimin e tij pas ndeshjes ka thënë se fitorja ka qenë e vështirë, por e ëmbël në fund për ekipin.
RAPORTI I NDESHJES: PEJA - SUTJESKA
“Ka qenë një fitore shumë e vështirë, por e ëmbël në fund. Shuti i fundit ka qenë fat, por ne e arritëm këtë dhe jemi të lumtur. Dua të theksoj se jemi të lodhur paksa për shkak të numrit të madh të ndeshjeve të zhvilluar në këto dy muajt e fundit, por tash jemi të fokusuar në BIBL dhe gara vendore,” ka thënë Veseli që me treshen e tij vendosi fituesin e ndeshjes mbrëmë.
Peja në xhiron që vjen udhëton drejt Shkupit për t’u ndeshur me Karpos Sokolin.