Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Edhe një ekip nga Mali i Zi në BIBL?

Pamje nga FInal Four-i i Ligës Ballkanike, organizuar në Prishtinë./ BOROZANI/ Erdis Driza

Edhe një ekip nga Mali i Zi në BIBL?


22 July, 2014 @17:40

Skuadra nga Mali i Zi, Mornar Bar, ka dërguar kërkesë zyrtare në adresë të Ligës Ballkanike për pjesëmarrje në gara për edicionin 2014/15.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e BIBL, ku është shtuar se kërkesa e skuadrës Mornar Bar shikohet pozitivisht nga ana e Ligës Ballkanike dhe pas dërgimit të dokumenteve të kërkuara dhe përmbushjes së kushteve, do të shqyrtohet mundësia për regjistrimin e skuadrës malaziase në ligë.

Më parë, pjesëmarrjen në BIBL për stinorin 2014/15 nga Mali i Zi e kishin konfirmuar skuadrat Teodo dhe Sutjeska.

Mornar Bar ka qenë garuese në Balkan League për katër edicione rresht, gjatë viteve 2009-2013, ndërsa në stinorin e fundit kishte hequr dorë në momentet e fundit për pjesëmarrje, duke shtyrë ndryshimin e sistemit të garave.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League