CONSTANTINIDES
Edhe një fitore për vendin e parë
2 March, 2016 @14:57
Sigal Prishtina dje ka shënuar fitoren e katërt të fazës së dytë grupore në Ligën Ballkanike, duke e mposhtur në shtëpi ekipin nga Gjevgjelia, Kozuv.
Trajneri i bardhekaltërve, Antonis Constantinides, është shprehur tejet i kënaqur me këtë fitore, derisa tani ka filluar të mendojë për fitoren e radhës në mënyrë që të sigurohet pozita e parë në grup.
“Ishte një ndeshje e mirë. Jam shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të mi. Ne luajtëm shumë mirë në mbrojtje. Tani jemi në gjysmëfinale, por neve na duhet edhe një fitore për ta siguruar pozitën e parë. Dua t’i falenderoj lojtarët e mi dhe në veçanti tifozët, të cilët e mirëpritën edhe Marjan Ilievskin, ish trajnerin skuadrës sonë,” tha Constantinides, transmeton faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.
Sigal Prishtina kryeson në grupin D me bilanc 4-0 në të mirë të fitoreve, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Levskit në Sofje të Bullgarisë.