WOLVES

Wolves shkarkon trajnerin Bruno Lage
2 October, 2022 @17:30
Pas humbjes së djeshme nga West Ham United, Wolves ka shkarkuar trajnerin Bruno Lage, i cili qëndroi 16 muaj në krye të ekipit. Wolves ka shënuar një dhe ka regjistruar nëntë humbje në 15 ndeshjet e fundit të drejtuara nga portugezi.
Lage kishte zëvendësuar Nuno Espirito Santon në veren e vitit 2021 dhe kishte përfunduar në pozitë të dhjetë të renditjes që në sezonin e parë të tij në krye të ekipit.
Por, këtë stinor ekipi i tij ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka marrë 6 pikë nga 8 ndeshjet e këtij stinori, që pashmangshëm cuan në largimin e tij nga detyra.
Në fund të zyrtarizimit të lajmit për largimin e portugezit nga detyra, ekipi në fjalë ka bërë të ditur se skuadra do të përgatitet për ndeshje ndaj Chelseat nga trajnerët ndihmës me përvojë, Steve Davis dhe James Collins.