MORNAR
BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Edhe rivali i Pejës përforcohet
30 January, 2015 @16:13
Mornar, që do të jetë kundërshtari i parë i Pejës në fazën e dytë grupore të këtij stinori në Balkan League, ka njoftuar për përforcimin e radhës në skuadër.
Krahu malazias, Milos Latkovic, që ka qenë edhe gjatë stinorit të kaluar pjesë e ekipit, është rikthyer te Mornari para ndeshjes me Pejën, pasi që kishte kaluar një pjesë të stinorit te Lovceni.
Ai stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 4.9 pikëve dhe 2.4 kërcimeve për ekipin e tij.
Peja që do ta pret Mornarin në Karagaç javën që vjen, ka shtuar në ekip dy amerikanë si përforcime para fazës së dytë të Balkan League, Janou Rubin dhe Mario Austin.
Peja nis në Grupin C me 2 fitore e asnjë humbje, derisa Mornari me bilanc 1-1. Në ndeshjen tjetër të grupit, Kumanova (0-2) takohet me Craiovan (1-1).