TRANSFER

Peja shton përvojë në skuadër
30 January, 2015 @15:38
Vetëm një ditë pasi u zyrtarizua amerikani Janou Rubin si përforcim i Pejës, ekipi verdhezi bëri edhe një bombardim tjetër.
Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e klubit në Facebook, thuhet se qendra amerikane me përvojë, Mario Austin, është përforcimi më i ri i skuadrës.
Austin ka një karrierë të bujshme duke luajtur në skuadrat të mëdha europiane si CSKA Moska, Benetton Treviso, Hapoel Jeruaslem dhe Besiktas.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe në vende të ndryshme si Spanjë, Kinë, Ukrainë, Porto Riko, Iran, Republikë Dominikane dhe së fundi në Kuvajt.
Basketbollisti 33 vjeçar pritet të arrijë së shpejti në Pejë, ndërsa debutimin e tij pritet ta bëjë në ndeshjen e parë të fazës së dytë grupore në Balkan League kundër skuadrës malaziase Mornar.
Video