Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A - EUROLEAGUE

Efes përjeton humbjen e parë

euroleague.net

Efes përjeton humbjen e parë


30 October, 2014 @23:37

Skuadra turke që po pretendon Final Fourin e Euroleague këtë stinor, Anadolu Efes, ka pësuar humbjen e parë në Grupin A. 

Turqit janë mposhtur nga Zalgirisi lituanez sonte me 3 pikë diferencë në Stamboll. 

Edgaras Ulanovas me 19 pikë dhe 7 kërcime ka qenë më i dalluari te ekipi mysafir që regjistroi fitoren e dytë në grup dhe u barazua me bilanc me Efesin (2-1). 

Te Zalgirisi lojë të mirë treguan edhe Arturas Milaknis me 14 pikë si dhe Robertas Javtokas me 12 pikë të shënuara. 

Te ekipi turk që po udhëhiqet nga serbi Dusan Ivkovic, më i dalluar ka qenë qendra serbe Nenad Krstic, që regjisrtoi 22 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistim në humbjen e parë të ekipit të tij. 

Përveç tij asnjë lojtar nga ekipi i Anadolu Efesit nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore sonte. 

Lider i Grupit A është Real Madridi që ka bilanc 3-0 nga tre ndeshjet e para të këtij stinori. Madrilenët sonte patën punë të lehtë ndaj Nizhny Novogorodit, duke i mposhtur 112-83. 



REZULTATET:

Grupi A: Real Madrid - Nizhny Novogorod 112-83;

Anadolu Efes - Zalgiris Kaunas 62-65;

Unics Kazan - Banco di Sardegna 85-62;
Nesër nuk ka takime;
Grupi B: Alba Berlin - Maccabi Tel Aviv 69-84 Nesër takohen:

Cedevita - CSKA Moska dhe

Unicaja Malaga - Limoges
Grupi C: Panathinaikos - Fenerbahçe Ulker 91-73; Nesër takohen:

Barcelona - PGE Turow dhe

Bayern Munchen - Armani Milano
Grupi D: Crvena Zvezda - Valencia 76-63 Nesër takohen:

Laboral Kutxa - Galatasaray dhe

Neptunas - Olympiacos

 
Të gjitha lajmet nga