Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES, ZYRTARIZIMI

Emmnauel Omogbo transfer tjetër i Vëllaznimit që debuton

Foto: aragondeporte

Emmnauel Omogbo transfer tjetër i Vëllaznimit që debuton


24 January, 2021 @16:56

Vëllaznimi do të debutojë me dy lojtarë të ri sonte ndaj Bashkimit. Pas amerikanit Deondre Ray, Vëllaznimi ka zyrtarizuar edhe ish-reprezentuesin nigerian që ka edhe pasaportë amerikane, Emmanuel Omogbo.

Omogbo, që ka përvojë nga ligat e forta evropiane së fundi ka qenë pjesë e ekipit Huesca të Spanjës.

omogbo

Alo-qendra 203 centimetërshe do të debutojë sonte në Sezai Surroi të Prizrenit me fanellën kuqezi, ndërsa 25-vjeçari përgjatë karrierës së tij ka luajtur te ekipet Victoria Libertas Pesaro, Pieno Zvaigzdes, Ironi Kiryat Ata, Biella dhe së fundi Penas Huesca.

Te Huesca në pjesën e fundit të stinorit ai ka zhvilluar 8 ndeshje në ligën LEB Gold, duke pasur mesatare prej 7.9 pikëve për ndeshje, 3.9 kërcimeve dhe 0.8 asistimeve në afro 18 minuta si mesatare që ka pasur për ndeshje.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga