Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP @ GAMEWEEK 2

Erjon Kastrati, MVP i Xhiros (II)

Erjon Kastrati, MVP i Xhiros (II)


1 November, 2021 @14:35

Basketbollisti i kombëtares së Kosovës dhe Yllit, Erjon Kastrati, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dytë të Ligës Unike.

Kastrati ka qenë instrumental në fitoren e rëndësishme që e regjistroi Ylli ndaj Pejës mbrëmë, ndërsa ai shënoi 31 pikë, 11 kërcime, 5 asistime dhe 5 topa të rrëmbyer në këtë fitore.

Erjon Kastrati

Ylli mposhti Pejën në një ndeshje shumë interesante, kurse fundi i duelit erdhi pas 50-minutave lojë, pasi që u desht të zhvillohen edhe dy vazhdime për të përcaktuar fituesin e lojës.

Kjo është hera e parë që Kastrati shpallet MVP i xhiros në Ligën Unike, ndërsa në xhiron e parë më i miri ishte zgjedhur qendra e Tiranës, Endrit Hysenagolli.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike