SIGAL PRISHTINA FALENDERON SHATRIN
Falenderojnë Shatrin
7 January, 2016 @15:20
Ditë më parë Fikret Shatri, njeriu që ka qenë me vite të tëra ndihmës trajner i Sigal Prishtinës, kishte njoftuar për largimin e tij nga klubi.
Ndërsa sot Sigal Prishtina përmes një njoftimi në Facebook ka falenderuar trajnerin për kontributin e tij të dhënë, ndërsa nuk i ka thënë lamtumirë, pasi që siç ka shkruar njoftimi: “e dimë se nëse jo aktivisht, me zemër gjithmonë do të jesh pranë neve e tifozëve duke na përkrahur.”
Shatri së fundi kishte punuar si trajner i përkohshëm i ekipit derisa ishte larguar Marjan Ilievski dhe në vend të tij u emërua qiprioti Antonis Constantinides.