Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI NË SKENË, '89-SHI ME GOLEADË

Fatbardh Latifi me hat-trick, Trepça’89 fillon bindshëm stinorin

Foto: B. Pllana/ Trepca'89/ fb

Fatbardh Latifi me hat-trick, Trepça’89 fillon bindshëm stinorin


18 August, 2024 @22:51

Me goleadë ka përfunduar dueli i parë i Trepçës’89 në Ligën e Parë - Grupi A, derisa ekipi mitrovicas i drejtuar nga Xhengis Rexhepi ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut sot si vendas, Trepça’89 5-1 Istogu [Fatbardh Latifi 1’, 24’, 46’, Boum Williams - Kouame 64’, Ylli Ngucati 85’ - Qëndrim Jahaj 2’].

Ka qenë Fatbardh Latifi në formë, që ka shënuar tre herë për ekipin e tij, ku me golin e tretë zbehu mundësitë e mysafirëve për të kthyer rezultatin, kurse deri në fund të duelit Trepça’89 shënoi edhe dy herë për të siguruar fitoren e thellë dhe lidershipin që në xhiron e parë.

TABELA AKTUALE

Istogu edhe pse reagoi mirë menjëherë pas golit të hershëm të pranuar, duke barazuar me të dalluarin e tyre Qëndrim Jahaj, nuk arritën të bëjnë më shumë në vazhdim ndaj sulmeve të vendasve, që mbyllën pjesën e parë 2-1, e më pas në pjesë të dytë thelluar fitoren.

Në xhiron e dytë, Trepça’89 është mysafire e Rilindjes 1974, ndërsa Istogu pret ekipin debutues këtë stinor nga Mitrovica në Ligë të Parë, KF Mitrovica.


 
Të gjitha lajmet nga