EUROLEAGUE
Feneri gjunjëzon për herë të dytë CSKA-në
2 February, 2017 @21:10
Finalistët e vjetshit në Euroleague, Fenerbahçe e CSKA Moska, janë takuar për herë të dytë sonte për këtë stinor.
Sikurse në Rusi, edhe në Turqi, Feneri arriti ta mposht kundërshtarin, duke triumfuar me rezultat 77-71.
Amerikani Ekpe Udoh, i cili ishte më i miri te skuadra turke, luajti me double-double (15 pikë, 11 kërcime), derisa u ndihmua edhe nga Bogdan Bogdanovic me 12 pikë të tjera.
Te kampioni aktual është vërejtur mungesa e yllit Milos Teodosic, derisa më i dalluari ishte Nando De Colo me 23 pikë të shënuara.
Kjo ishte fitorja e 14-të e Fenerbahçes, ndërsa humbja e 6-të e Moskës deri më tani.