FERIZAJI 3-0 2 KORRIKU

Ferizaji bindshëm, i afrohet Superligës
17 April, 2022 @0:49
Ka kaluar edhe një xhiro ‘rutinore’ për Ferizajin e Arbnor Morinës, derisa ekipi me të kaltërta ka qenë dukshëm më i mirë se 2 Korriku sot, për të fituar ndeshjen bindshëm, Ferizaji 3-0 2 Korriku [Albion Kurtaj, Florim Berisha, Bleon Shaqiri].
Pjesa më e madhe e punës u krye në pjesë të parë të ndeshjes, kur ferizajasit shënuan dy herë me Albion Kurtajn (18) dhe Florim Berishën (33), për të dhënë goditjen e fundit në pjesë të dytë me Bleon Shaqirin (70) për 3-0 përfundimtare.
Dominimi ka qenë i dukshëm i vendasve në këtë ndeshje, karshi prishtinasve, ndërsa me lojë të mirë është dalluar Elbasan Thaqi, të cilin ekipi e ka shpallë lojtar të ndeshjes në fund.
Mbrojti Thaqi ka qenë tepër stabil sot, ndërsa ndërtimi i aksioneve të rrjedhshme ka kënaqur shikuesit, derisa ekipi i tyre po marshon sigurt drejt Superligës.
Derisa Ferizaji në xhiron e ardhshme luan ndaj Arbërisë jashtë, 2 Korriku në shtëpi pret kandidatin tjetër për Superligë, Vushtrrinë.