LLAPI, 5 XHIRO PA FITORE

Ferizaji merr pikë nga Llapi
7 May, 2023 @19:31
Pa gola ka përfunduar ndeshja në mes të Llapit e Ferizajit zhvilluar në Zahir Pajaziti sot, derisa ekipet kanë marrë nga një pikë. Llapi 0-0 Ferizaji.
Për Llapin që mbyllë xhiron në pozitën e gjashtë, kjo është pika e 42-të sezonale pas 33 ndeshjesh, ndërsa Ferizaji që po lufton për mbijetesë ka arritur te kouta e 35 pikëve, në pozitë të nëntë të parafundit, me vetëm dy pikë larg nga zona e barazhit, e teta.