DUKAGJINI 0-1 FERONIKELI

Foto: KFFeronikeli/fb
Feronikeli i afrohet kreut, shpresat shtohen
12 June, 2020 @18:54
Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, ka vazhduar me rezultate të mira në futbollin “post-pandemik” duke shënuar fitoren e dytë me radhë dhe kështu iu afrua ekipeve kryesore që po luftojnë për titull, me një ndeshje më shumë, në 2, 4, 5 e 6 pikë.
Feronikeli mposhti Dukagjinin si mysafir sot 0-2 [Mevlan Zeka 47, Jean Carioca Da Silva 85] me golat e shënuara në pjesë të dytë të ndeshjes për të marrë tre-pikëshin e dytë me radhë në qershor dhe për t’iu afruar luftës për mbrojtje titulli.
Dukagjini që tashmë shihet si i ç‘regjistruar nga Superliga ka pasur një rast të mirë në fillim të ndeshjes me Jeton Dushin (2’) kur ai tentoi të befasojë Denis Troshupën nga gjuajtja e lirë dhe kjo ishte e tëra që treguan vendasit e drejtuar nga Severin Elezaj sot, hiq disa gjysmë-raste tjera.
Në anën tjetër Feronikeli i Afrim Tovërlanit tregoi pse është kampion aktual duke marrë kontrollin e lojës dhe duke sulmuar kujdesshëm derisa në fillim të pjesës së dytë rrëëzoi rezistencën e vendasve, pas një gabimi të portierit Altik Muhaxhiri.
Ka qenë Mevlan Zeka që i dha avantazhin mysafirëve, ndërsa pas disa rasteve tjera, ishte Jean Carioca Da Silva që përfundoi dilemat e fituesit 5 minuta para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Feronikeli siguron pozitën e pestë edhe për një xhiro, me 40 pikë të tubuara, ndërsa Dukagjini mbetet i fundosur në klasifikim.