Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I TIFOZEVE NE NDESHJET E KOSOVES

FFK kërkon leje nga Ministria për tifozët në ndeshje

FFK kërkon leje nga Ministria për tifozët në ndeshje


5 October, 2020 @22:33

Kryetari i FFK-së Agim Ademi ka vizituar sot bashkë me nënkryetarin e Federatës Bakir Burri dhe sekretarin Eroll Salihu Ministrin e Shëndetësisë.

Në takim, ministri është njoftuar me vendimin e UEFA-së për rikthim të tifozëve në stadium me 30% të kapaciteteve, natyrisht nëse mirret leje prej autoriteteve shtetërore.

Kështu Ademi ka kërkuar nga ministri që të mundësohet që ndeshja e radhës ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve të luhet në prani të tifozëve.

Ndërsa Ministri ka bërë të ditur se do të shqyrtojë shpejt këtë kërkesë dhe do të dalë me vendim sa më shpejt të jetë e mundur.

Kosova në tetor zhvillon 3 ndeshje. Pas udhëtimit për në Shkup për ndeshje ndaj Maqedonisë Veriore të vlefshme për gjysmëfinalen e PlayOffit për kualifikim në EURO 2020, pret në Prishtinë Slloveninë në përballjen e tretë të Grupit 3 të Ligës C të Kombeve më 11 tetor.

Pas kësaj dardanët do të marrin rrugë për Athinë, ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.

Kujtojmë, Greqia mposhti Kosovën në Prishtinë, 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga