KOSOVA NË LLUPË
FIBA për Kosovën
2 February, 2016 @14:34
FIBA sot i ka dhënë hapësirë Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në faqen e saj zyrtare ku ka biseduar me anëtarin e Bordit të FBK-së Arben Fetahu lidhur me zhvillimet dhe debutimin e Kosovës me përfaqësuesen seniore në kualifikime për Eurobasket 2017.
“Ne do t’i dëshmojmë komunitetit basketbollistik se jemi vend basketbolldashës,” ka thënë Fetahu për fibaeurope.com.
“Jemi shumë të motivuar dhe besojmë se rezultati i ciklit kualifikues do të jetë pozitiv. Do të jemi nikoqirë të mirë, do të luajmë basketboll cilësor dhe do të vëmë Kosovën si një vend basketbolli në hartën europiane,” ka shtuar ai.
Kosova u pranua në FIBA me të drejta të plota në mars të vitit të kaluar, ndërsa ka debutuar me përfaqësueset e reja në gara ndërkombëtare.
Nga 31 gushti deri në 15 shtator, Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e kualifikimeve për Eurobasket, ndërsa në grup ka rivalë të vështirë si Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria.