Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF NJOFTON!

FIFA gjobë FSHF-së, me 20% më pak publik në ndeshjen e radhës!

Foto: FSHF

FIFA gjobë FSHF-së, me 20% më pak publik në ndeshjen e radhës!


15 April, 2025 @14:31

Një lajm si rrufe ka dhënë FSHF sot, derisa ka bërë të ditur se Shqipëria është gjobitur me 20 mijë franga për sjelle diskriminuese të tifozëve në ndeshje ndaj Andorrës!

Kjo nuk është e tëra, ndërsa është parë edhe njoftimi se FIFA paska kërkuar nga FSHF që në ndeshjen e radhës të ketë 20% më pak publik, me theks të veçantë prapa portave!

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është dueli me Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, që do të luhet në qershor në Tiranë.

“FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjelljes diskriminuese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Andorrës, e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” më 24 mars 2025.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e konsideron të papranueshme sjelljen e tifozëve dhe ka vendosur një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane ndaj FSHF-së si edhe mbylljen e të paktën 20% të stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.

Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.

FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.”


 
Të gjitha lajmet nga