EUROLEAGUE

Filloi Euroleague
11 October, 2012 @2:57
Kampioni me fitore
Kampioni aktual, gjiganti grek Olympiacos, ia nisi grupeve me fitore, duke e mposhtur Caja Laboralin me rezultat 85-81. Më të mirët te grekët ishin, Georgios Printezis me 17 pikë dhe MVP dyfishtë i Final Fourit, Vassilis Spanoulis i cili luajti me 16 pikë e 6 asistime.
CSKA Moska me zor
Nënkampioni CSKA Moska, triumfoi ndaj Lietuvos Rytas Vilnius, por me shumë vështërsi, ishte një lojë e barabartë ku në fund të çerekut të fundit rezultati ishte 75-73 në favor të Moskës. Ndërsa mysafirët, e patën rastin për të barazuar në sulmin e fundit, por nuk arritën dhe ndeshja përfundoi po me atë rezultat.
Fenerbahçe me lehtësi
Fenerbahçe Ulker e mposhti me lehtësi kampionin e Eurocupës Khimkin, me rezultat 92-80. Në skuadrën turke, shkëlqyen Emir Preldzic me 20 pikë e 4 kërcime, dhe Bo McCalebb me 17 pikë e 4 asistime. Feneri, gjatë verës, kanë bërë përforcime tepër të rëndësishme.
Së pari, transferuan trajnerin Simone Pianigiani, pastaj e forcuan edhe skuadrën me lojtarë të mirë si : Bo McCalebb, Romain Sato, David Andersen dhe Mike Batiste, ku synojnë që së paku të jenë në Final Four në Londër.
Rezultatet e takimeve:
Grupi A
Fenerbahçe Ulker Istanbul – BC Khimki MR 92-80 Mapooro Cantu – Union Olimpija Ljubljana 71-84
Grupi B
Elan Chalon-sur-Saone – Asseco Prokom Gdynia 81-74 Unicaja Malaga – Maccabi Electra Tel Aviv 80-85
Grupi C
Zalgiris Kaunas – Cedevita Zagreb 90-62 Olympiacos Piraeus – Caja Laboral Vitoria 85-81
Grupi D
CSKA Moscow – Lietuvos Rytas Vilnius 75-73