Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

“Final 8” fillon me derbi mes vreshtarëve e minatorëve

“Final 8” fillon me derbi mes vreshtarëve e minatorëve


3 February, 2021 @8:49

Në ditën e parë të “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, në kuadër të ekipeve elite të saj, Rahoveci e Trepça luajnë duelin e parë çerekfinal të Kupës.

Vreshtarët, që së fundi nuk kanë pasur rezutlate të mira në Superligë, përkundër përforcimeve në ekip, i dalin përballë minatorëve që kanë kapur ritmin e fitoreve dhe me liderin Drilon Hajrizi, po kërkojnë kalim tutje.

Në sezonin e kaluar të Final 8 të Kupës së Kosovës, Rahoveci ka arritur deri në gjysmëfinale, ndërsa Trepça u mposht në çerekfinale të garës.

Kjo pasi që në të njëjtën fazë të garës, Rahoveci kishte fituar Trepçën ngushtë 97-95 për të shkuar në gjysmëfinale.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Kësaj radhe, pritet të shihet se si do ta kenë rrugëtimin skuadrat në fjalë. Ndeshja nis në ora 16:00.


 
Të gjitha lajmet nga