Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL 8

Final 8 i Kupës fillon nesër me tri ndeshje

Foto: FBK

Final 8 i Kupës fillon nesër me tri ndeshje


2 February, 2021 @15:03

Të mërkurën (nesër) është dita e parë e organizimit të “Final 8” Kupës së Kosovës, ku 8 skuadra të Superligës, 4 të Ligës së Parë dhe 2 të Ligës së Femrave do të garojnë për t’i fituar tre trofetë e këtyre tri kategorive përgjatë datave 3-7 shkurt.

Ndeshja e parë e këtij evenimenti do të luhet ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, të cilët janë gjysmëfinalistë të Kupës së Ligës së Parë. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 13:00 ndërsa pritet të ketë rivalitet të fortë pasi që të dyja skuadrat janë përforcuar dukshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Më pas, në ora 16:00, do të zhvillohet ndeshja e parë e “Final 8” Kupës së Kosovës ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës. Xehetarët janë më të disponueshëm para kësaj përballjeje pasi kanë shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit përballë Vëllaznimit dhe Pejës, derisa Rahoveci është më në krizë për shkak të rezultateve negative në katër ndeshjet e fundit.

Ndeshja e fundit e ditës së parë, ajo ndërmjet nikoqirit të këtij organizimi, Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, do të luhet nga ora 19:00, ndërsa para kësaj ndeshjeje në mënyrë solemne do të bëhet hapja zyrtare e këtij evenimenti. Favorit në këtë duel duket të jetë Ylli i cili është ekipi më i përforcuar në këtë afat kalimtar, derisa në anën tjetër Bashkimi do të mundohet t’i befasojë suharekasit sikurse e mposhti ditë më parë edhe Rahovecin.

▶️SKEMA E KUPËS

Fituesit e ndeshjeve Rahoveci - Trepça dhe Golden Eagle Ylli - Bashkimi më pas do të ndeshen në gjysmëfinale të “Final 8”, që do të luhet të premtën.

Të gjitha ndeshjet e Kupës së Kosovës do të transmetohen drejtpërdrejt në K Sport dhe do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, nën organizimin e Golden Eagle Yllit.

Orari i ditës së parë

E mërkurë

13:00
Istogu - RC Cola Drita

16:00
Rahoveci - Trepça

18:30
Hapja solemne

19:00
Golden Eagle Ylli - Bashkimi

▶️Shiko orarin e plotë


 
Të gjitha lajmet nga