Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMË SUPERIORE NË PRANVERË

Fitore me dominim, Vushtrria i afrohet edhe më kreut!

Fitore me dominim, Vushtrria i afrohet edhe më kreut!


13 April, 2025 @23:59

E katërta me radhë dhe fitorja e shtatë nga tetë ndeshje të pjesës pranverore të stinorit, kanë bërë që Vushtrria e drejtuar nga Armend Dallku t’i afrohet vetëm në dy pikë Prishtinës së Re lidere në Grupin B të Ligës së Parë. Vendi i parë siguron Superligën në mënyrë direkte. Ai i dytë përmes barazhit.

E Vushtrria nuk ka lënë vend për befasi fare sot në “Ferki Aliun” e plotë, derisa goli i shpejtë i Drilon Fazliut ka bërë që ekipi vendas të kontrollojë pjesën më të madhe të ndeshjes, për të shpërthyer në fund edhe me dy gola tjerë, për të siguruar fitoren, Vushtrria - Ramiz Sadiku 3-0 [Drilon Fazliu 18’, 73’, Agron Bruqi 90’].

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit, Vushtrria pas XXII xhirove është e dyta me 52 pikë, 2 më pak se liderja Prishtina e Re. Ramiz Sadiku në anën tjetër, që është i treti në renditje mbeti në 36 pikë dhe tashmë pos që ka siguruar statusin e ekipit të Ligës së Parë edhe për këtë stinor, po luan ndeshjet qetë dhe pa presion.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga