BALLKANI 2-0 GJILANI

Fitore me lojë dominuese
Teksti: FFK
2 October, 2022 @19:36
Skuadra kampione në fuqi, Ballkani është rikthyer me fitore në shtëpinë e saj pas shtrimit të tapetit të ri të fushës në Suharekë.
Portokallezinjtë, të dielën, në kuadër të javës së 9-të iu gëzuan fitores para tifozëve të vet në duel me Gjilanin, me rezultat 2:0 [Arbër Prekazi ag. 45+2, Meriton Korenica 87]
Shifrat e këtij dueli i zhbllokoi lojtari mysafir Arbër Prekazi, i cili shënoi autogol, në përmbyllje të pjesë së parë.
Ndërkaq, shifrat në 2:0 i shtoi Meriton Korenica, pas një aksioni të shkëlqyeshëm.
Kësisoj, Ballkani pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara deri më tash (dy ndeshje i ka të mbetura për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës), ndodhet në pozitën e dytë më 18 pikë, tri më pak se skuadra e Dritës, e cila kryeson renditjen.