CLUB WORLD CUP

Foto: Chelsea FC
Fitore minimale, Chelsea në finale të Club World Cup
9 February, 2022 @19:21
Një gol i Romelu Lukakut në pjesën e parë i ka mjaftuar Chelseat që ta fitojë takimin e sotëm ndaj Al-Hilalit, takim ky i vlefshëm për fazën gjysmëfinale të Club World Cup.
Sulmuesi belg shënoi në minutën e 32’, e ky gol doli të ishte i mjaftueshëm për Chelsean, me takimin që në fund u mbyll 0-1.
Kështu, Chelsea kalon në finale të Kupës së Botës për klube, garë të cilën ia mundëson triumfi në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve.
Në finale Chelsea do të përballet me skuadrën braziliane Palmeiras të shtunën (12 shkurt).