Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Fitore tjetër rutinore e Prishtinës

BOROZANI/Erdis Driza

Fitore tjetër rutinore e Prishtinës


23 November, 2013 @19:40

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e nëntë me radhë në kampionat, sonte ndaj Bashkimit, në palestrën 1 tetori të Prishtinës. 

Fitorja e prishtinasve sonte ka qenë më e butë krahas asaj të muajit të kaluar, derisa dallimi në fund arriti në 22 pikë. 

Filimi i rrufeshëm i Prishtinës çoi në dyfish të pikëve të tyre ndaj prizrenasve në fund të çerekut të parë, 28-14. Edhe çereku i dytë vazhdoi kështu, për të përfunduar të gjitha dilemat për fituesin e lojës, derisa në dy të fundit me rotacion ekipi i Ceyhun Cabadakut i dha raste dhe lejoi që portokallët të shënojnë pikë. 

Aurimas Kieza ka qenë lojtari më efiçent i ndeshjes me koeficient 16, duke shënuar 9 pikë, 9 kërcime dhe 3 vjedhje topi. Pas tij menjëherë erdhën K’Zell Wesson me efiçencë 15, pastaj Blerim Mazreku me 14. 

Mazreku ka qenë edhe shënuesi më i mirë i prishtinasve me 15 pikë të shënuara. 

Në anën tjetër te prizrenasit më i miri ka qenë qendra Denis Vrsaljko me efiçencë 11. Vrasljko shënoi 15 pikë dhe pati 5 kërcime në ndeshje. Pas tij u dallua edhe fundori Josip Blajic me 13 pikë të shënuara e 5 asistime të regjistruara në ndeshje. 

Fitorja e nëntë e Prishtinës vjen një xhiro para derbit të madh në Karagaç ndaj Pejës. Derisa Bashkimi ka regjistruar humbjen e pestë në kampionat, prej të cilave dy nga Sigal Prishtina.

Rezultati, tabela aktuale dhe ndeshjet e xhiros



Statistikat ekipore

Sigal Prishtina Bashkimi
Çereku i parë 28 14
Çereku i dytë 23 12
Çereku i tretë 18 21
Çereku i katërt 25 25
Kërcime 47 27
Asistime 15 10
Bllokada 3 1
Topa të vjedhur 9 8
Topa të humbur 19 16
Tentime për tre pikë 5/22 4/23
Tentime për dy pikë 27/46 19/40
Tentime nga gjuajtjet e lira 25/35 22/30


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Blerim Mazreku 15 pikë 4 kërcime
2 Tay Waller 14 pikë 3 kërcime 1 asistim
3 Dardan Berisha 13 pikë 3 asistime 2 kërcime
4 Kendrick Jones 10 pikë 4 asistime 3 kërcime
5 K'Zell Wesson 9 pikë 9 kërcime 3 asistime
6 Aurimas Kieza 9 pikë 9 kërcime 3 topa të vjedhura
7 Fisnik Rugova 8 pikë 7 kërcime
8 Edmond Azemi 6 pikë 3 kërcime
9 Alban Veseli 5 pikë 6 kërcime 1 asistim
10 Muhamed Hasani 3 pikë 2 asistime
11 Kreshnik Juniku 1 pikë 1 kërcim
12 Leonard Mekaj 1 pikë


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Denis Vrsaljko 15 pikë 6 kërcime
2 Josip Bajic 13 pikë 5 asistime 1 kërcim
3 Valentin Spaqi 12 pikë 2 asistime 1 kërcim
4 Dino Erceg 7 pikë 5 kërcime
5 Bruno Daliu 7 pikë 4 kërcime
6 Justin Cecil 6 pikë 5 kërcime 1 asistim
7 Altin Morina 6 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Albatrit Berisha 4 pikë 3 kërcime 2 topa të vjedhura
9 Qëndrim Biraj 2 pikë 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga