Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË DERBI!

Flamurtari siguron barazim ndaj 2 Korrikut

Foto: FC2Korriku/ fb

Flamurtari siguron barazim ndaj 2 Korrikut


26 April, 2025 @19:20

Përkundër se Flamurtari tashmë edhe matematikisht nuk ka gjasa për mbijetesë në Ligë të Parë, ata kanë treguar karakter. Edhe pse ishin në disavantazh ndaj 2 Korrikut pas pjesës së parë, kur shtatëgjati Ardit Gashi u gjend mirë në zonë pas një krosimi nga e majta për t’ia dhënë epërsinë verdhekaltërve, ata kanë arritur të kthehen në lojë në pjesë të dytë.

Ka mjaftuar një krosim në zonë dhe një tollovi në zonë, ku më së miri u gjend sulmuesi, që barazoi, Flamurtari - 2 Korriku 1-1 [ n.n. 73’—Ardit Gashi 44’].

TABELA AKTUALE

Barazimi, bën që 2 Korriku të jetë në pozitë të gjashtë të tabelës me 27 pikë, ende pa sigurt për mbijetesë. Ndërkaq Flamurtari i rënë, pas 24 ndeshjeve është në pozitë të dhjetë, por tash me 12 pikë. Deri në fund të stinorit, kanë mbetur edhe 3 xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga