TOURNOI DE FRANCE

Franca - Finlanda, gabimisht intonohet himni i Shqipërisë (VIDEO)
17 February, 2022 @10:01
Mbrëmë në Le Havre të Francës, në kuadër të turneut “Tournoi De France - Women” mes vete u përballen përfaqësueset e grave të Francës dhe Finlandës.
Ndeshjen në fjalë e fitoi Franca me rezultat të thellë 5-0, por vëmendjen e ndeshjes e mori fillimi i saj.
Në vend se të intonohej himni i Finlandës, në vend të tij u intonua gabimisht himni i Shqipërisë, e kjo normalisht që i befasoi futbollistet finlandeze.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni reagimin e tyre gjatë intonimit të himnit të Shqipërisë.
National Anthem of Finland, NOT.#EpicFail #Helmarit pic.twitter.com/h2kgD5GDXv
— Tuomas Lehtinen (@TuomasLehtinen) February 16, 2022