PRISHTINA - BALLKANI

Fund dramatik, Ballkani lider
20 February, 2022 @15:45
Ballkani ka marrë kreun e renditjes së Superligës me fitoren e sotme të shënuar ndaj Prishtinës në Zahir Pajaziti të Podujevës.
Në një ndeshje, ku kishte gjithcka, suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja, kanë arritur të shënojnë fitore në fund, me golat e arritur në kohën shtesë të ndeshjes, për përfundimtaren 0-2 [Ermal Krasniqi 90+9, 90+15].
Sa i përket lojës, pas pjesës së parë ku me disa raste nga të dyja palët nuk ndodhi më shumë sesa një karton i Oto John të Prishtinës, pjesa e dytë nisi me akcione të rrezikshme nga të dyja palët.
Ballkani mbeti me 10 lojtarë pasi që mbrojtësi Lumbardh Dellova mori kartonin e dytë të verdhë në fillim të pjesës së dytë (56). Penalltinë e fitoi Prishtina, ndërsa Besnik Krasniqi pa topin e shutuar të mbrojtur nga portieri Stivi Frashëri (57), për të mbetur rezultati fillestar i ndeshjes.
Më pas, sulmuesi i Prishtinës Oto John mori kartonin e dytë të verdhë për tu baraspeshuar dueli sa i përket numrit të lojtarëve në fushë (70).
Ballkani fitoi penallti pas një gabimi të Besnik Krasniqit në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërsa atë e konkretizoi Ermal Krasniqi për 0-1. E krejt në fund, kur tashmë Prishtina ishte hedhur në gjithcka ose asgjë, zëvendësuesi Mevlan Zeka nga afërsia qëlloi përsëri portën e Ardit Nikës për 0-2, pasi që më parë pranoi një top nga Nazmi Gripshi, tepër produktiv sot.
Me këtë fitore Ballkani ka marrë kreun e Superligës, edhe pse ka pikë të njëjta me Gjilanin.
Në anën tjetër Prishtina ka humbur edhe pozitën e pestë të renditjes, duke regjistruar humbjen e katërt me radhë në Superligë!