Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WEST HAM - UNITED

Fund dramatik në Londër, De Gea heroi i United

Fund dramatik në Londër, De Gea heroi i United


19 September, 2021 @17:11

Një fund shumë dramatik dhuroi sot ndeshja e luajtur në Londër mes West Ham United dhe Manchester United!

Pas pjesës së parë që u mbyll 1-1 (Benrahma 30’ / Ronaldo 35’), United u gjuajt në sulm për fitore gjatë pjesës së dytë.

Në minutën e 89’, i inkuadruari nga banka dhe lojtari që shkëlqeu kur ishte i huazuar te West Hami sezonin e kaluar, Jesse Lingard, shënoi për 1-2, gol që u mendua se do ta mbyllte përfundimisht ndeshjen.

Por, ndeshja vazhoi të dhurojë emocione. Kur po luheshin minutat shtesë të ndeshjes, pas prekjes së topit me dorë nga Shaw në zonën e skuadrës së tij, me ndihmën e VAR gjyqtari Atkinson referoi penallti për vendasit.

Për ta gjuajtur penalltinë, Moyes e inkuadroi menjëherë në lojë mesfushorin Mark Noble, i njohur për saktësinë e tij nga pika e bardhë. Mirëpo, gjuajtja e tij u prit nga De Gea dhe kështu United shënoi fitore.

Kjo ishte hera e parë që De Gea e pret një penallti që nga tetori i vitit 2014, ndërkohë për Ronaldon ky ishte goli i tij i katërt në tri ndeshjet e tij me Unitedin pas rikthimit.

Me këtë fitore, United ka pikë të barabarta me Liverpoolin lider, ndërkohë që West Hami sot e pësoi humbjen e parë sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga