DATAT E STINORIT TË RI

Foto: FCBallkani/ fb
Fundjava e mesme e gushtit, start i Superligës dhe Ligës së Parë
18 June, 2025 @14:37
Gushti i ka pesë fundjavë. E në mes, pra në të tretën e saj do të fillon stinori i ri i Superligës së Kosovës. Federata e Futbollit e Koosvës (FFK) ka bërë të ditur sot se 16-17 gushti do të hap stinorin 2025/26 të Superligës së Kosovës, por edhe atë të Ligës së Parë.
Në Superligë, këtë stinor si debutues është futur Prishtina e Re si fituese e Grupit B të Ligës së Parë, ndërsa i është rikthyer edhe Drenica pas disa viteve mungesë. Të tjerët që kanë qenë në stinorin e kaluar, kanë mbijetuar aty: Drita, Ballkani, Malisheva, Prishtina, Gjilani, Ferizaji, Llapi dhe Dukagjini.
E risia është Liga e Parë, që pas ndarjes në dy grupe për disa stinorë, i është kthyer stilit të vjetër të saj, të përbashkët, ku do të marrin pjesë 18 ekipe. Si debutues në Ligë të Parë do të jenë të kualifikuarit nga Liga e Dytë, Tefik Çanga dhe FC Prizreni, ndërkaq të rënë nga Superliga Suhareka dhe Feronikeli’74 gjithashtu i kthehen asaj. Të tjerët: Liria, Vëllaznimi, Trepça, Trepça’89, Rilindja 1974, Besa Peja, Istogu, Vushtrria, Ramiz Sadiku, Dinamo, KEK, 2 Korriku, Kika, Vjosa.
Derisa në Superligë, dy vendet e fundit bien në Ligë të Parë, kurse i teti në renditje do të luftojë për barazh, në Ligë të Parë, dy të parët shkojnë në Superligë, i treti luan barazhin, ndërsa dy të fundit bien në Ligë të Dytë.