Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORARI, NDESHJET DHE GJYQTARËT

Fundjavë interesante në Superligë

Nga koha kur Sigal Prishtina - Trepça, ishte superderbi. Ersid Ljuca (PRI) dhe Emir Zimic (TRE) në duel për top/ BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Fundjavë interesante në Superligë


31 October, 2014 @11:00

Nesër fillon xhiroja e pestë e Superligës. Dy ndeshje zhvillohen të shtunën, ndërsa dy të tjera të dielën. 

E shtunja

Me radhë. Peja pret Kastriotin në Karagaç dhe nuk parashikohet të ketë punë të vështirë ndaj ferizajasve që ende nuk kanë shijuar fitore këtë stinor. 

Shani Nushi pritet të ketë përballje intersante ku Vëllaznimi do fitore ndaj Bashkimit të Prizrenit. Ekipi i Jeton Nixhës ka dy fitore radhazi në dy ndeshjet e fundit dhe kërkon të vazhdojë formën e mirë, me ardhjen e amerikanit të ri në skuadër, Larry Jackson. 

Në anën tjetër, Bashkimi që përjetoi disfatën e parë të stinorit nga Sigal Prishtina udhëton për fitore në Gjakovë dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve pas humbjes nga kampionja. 

E dielja

Të dielën, takim sfidues pritet të kenë Besa dhe Ylli. Dy ekipet që kanë fuqi të mposhtin njëra-tjetrën do ta kenë tejet të rëndësishme këtë përballje. Kjo pasi që do të mund të ndikojë shumë në fund të stinorit për rezultatin e përgjithshëm ndërmjet vete. 

Sidoqoftë, pas fitores ndaj Vëllaznimit në Kupë të Kosovës, Besa është në kërkim të fitores së parë edhe në Superligë, derisa Ylli deri më tani ka vetëm një fitore dhe atë ndaj Kastriotit. 

Derbi i vjetër i basketbollit kosovar, Sigal Prishtina - Trepça, pritet të zgjojë interesim te shikuesit, mirëpo, këto dy skuadra tashmë kanë dallim të madh mes vete, krahasuar me tre stinorë më parë, kur Trepça fliste ndryshe. 

Sidoqoftë, derbi është derbi, derisa me formën e mirë të amerikanit Ken Brown, Trepça e Ilir Selmanit, do të mundohet t’ia shkaktojë disfatën e parë të stinorit Sigal Prishtinës së pamposhtur këtë stinor. 

REZULTATET E DERITASHME DHE TABELA AKTUALE



Orari dhe gjyqtarët e xhiros V:

1 nëntor 2014 - Karagaç- Ora 19:00 Peja (3) - Kastrioti (7) Gjqytarët: Xhavit Beqiri, Ilhan Xhaka, Ardian Rrustemi;
1 nëntor 2014 - Shani Nushi - Ora 19:00 Vëllaznimi (5) - Bashkimi (2) Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Xhelal Mumini, Hazir Haxha;
2 nëntor 2014 - Pallati i Rinisë dhe Sporteve - Ora 20:00 Sigal Prishtina (1) - Trepça (4) Gjyqtarët:Faton Kurshumlija, Isa Prebreza, Artan Gashi;
2 nëntor 2014 - Karagaç - Ora 18:00 Besa (8) - Ylli (6) Gjyqtarët: Daut Mehmeti, Atdhe Goçaj, Burim Berisha;

 
Të gjitha lajmet nga